Almir Terzic
02 Nëntor 2015•Përditësim: 02 Nëntor 2015
SARAJEVË (AA) - Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Sllovenisë në ditën e parë të nëntorit, dhe natën nga e diela deri të hënën në vend kanë hyrë 9 mijë e 732 migrantë të rinj, ndërsa 6 mijë e 830 prej tyre dje i morën autoritetet austriake të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Me këtë numri i përgjithshëm i migrantëve të cilët erdhën në Slloveni deri sot në mëngjes arriti në 126 mijë e 370, prej të cilëve 116 mijë e 627 në këtë shtet kanë hyrë muajin e kaluar, gjegjësisht prej 17 tetorit.
Në të njëjtën nga Sllovenia në Austri kanë kaluar 105 mijë e 361 migrantë, prej të cilëve 98 mijë e 981 në tetor. Ky numër për muajin e kaluar ka të bëjë me migrantët të cilët në periudhën prej 20 deri më 31 tetor e kanë lëshuar Slloveninë.
Në qendrat e pranimit në Slloveni aktualisht ndodhen 6 mijë e 362 persona, shumica prej tyre janë në Shentilj 4 mijë e 348, në Gornji Radgoni 744, Vrhink 481 dhe Lendav 245 persona. Njëkohësisht në Dobova (Livarna) janë strehuar 541 persona dhe tre në Brezhice.