Şenhan Bolelli
07 Tetor 2020•Përditësim: 08 Tetor 2020
Spanja konfirmoi 10.491 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të Ministria spanjolle të Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me virusin deri më tani ka shkuar në 835.901.
Ndërkaq, gjatë 24 orëve janë regjistruar 76 vdekje, për ta çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 32.562.
Gati gjysma e rasteve të reja janë regjistruar në rajonin e Madridit, ku janë zbatuar masat më të ashpra kundër pandemisë dhe janë kufizuar hyrjet dhe daljet.
Në ndërkohë, në Madrid, diskotekat dhe baret, të cilat u mbyllën për shkak të masave, do të lejohen të hapen si restorante për të zbutur humbjet e tyre.
Nga ana tjetër, Qeveria Autonome e Katalonjës vendosi të hapë diskotekat deri në orën 03:00, me kushtin që të mos përdoret pista e vallëzimit dhe të shfrytëzohet 50 për qind e kapacitetit, ndërsa klientët të mbajnë maska.
Portugali, 8 vdekje të reja nga koronavirusi
Në Portugali, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 8 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 944 raste të reja.
Numri i të vdekurve në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 2.040, kurse ai i rasteve në 81.256.