Şenhan Bolelli
07 dhjetor 2022•Përditësim: 07 dhjetor 2022
Dhjetëra persona janë plagosur lehtë si pasojë e përplasjes së dy trenave të udhëtarëve në një stacion treni në qytetin Barcelonë, në lindje të Spanjës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga Sistemi i Urgjencës në Katalonjë, mësohet se dy trenat që ecnin në të njëjtin drejtim u përplasën në stacionin Montcada i Reixac dhe se 155 persona u plagosën lehtë.
Bëhet e ditur se një numër i madh i autoambulancave janë dërguar në zonën ku Institucioni i Mbrojtjes Civile dha alarmin në stacionin e trenit për shkak të aksidentit, se shumica e personave kanë marrë trajtim në këmbë dhe se në spital janë dërguar 3 persona.
Po ashtu thuhet se të gjithë udhëtarët janë evakuuar nga treni dhe se aksidenti shkaktoi panik mes udhëtarëve.
Për shkak të aksidentit njoftohet se është ndërprerë për një kohë transporti në linjat e trenit të udhëtarëve R4, R7, R12.