Ekip
29 Korrik 2017•Përditësim: 30 Korrik 2017
MADRID (AA) – Një zyrtar i pushtetit rajonal në Spanjën juglindore është shprehur se janë evakuar 300 persona për shkak të zjarrit që ka djegur 1.000 hektarë pyje me pisha, raporton Anadolu Agency (AA).
Francisco Martinez, drejtor rajonal për Bujqësi, Mjedis Jetësor dhe Zhvillim Rajonal të Castilla-La Mancha, tha se janë evakuar banorë të dhjetë vendeve të vogla dhe kampistë.
Më shumë se 150 zjarrfikës, të cilët kanë mbështetje nga ajri, luftojnë me zjarrin e madh. Flaka filloi të premten dhe u përhap në Pakrun Nacional të Los Calares del Rio Mundo.
Spanja dhe Portugalia fqinje njihen me zjarre në pyje për shkak të muajve të thatë dhe të nxehtë të verës.