Vesna Besiç
12 Tetor 2018•Përditësim: 13 Tetor 2018
MADRID (AA) - Me një paradë ushtarake ku disa mijëra pjesëtarë të forcave të armatosura marshuan në Madrid, Spanja sot festoi Ditën Kombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
I pranishëm ishte mbreti spanjoll Felipe VI i shoqëruar nga mbretëresha Letizia dhe vajzat e saj Leonor dhe Sofia.
Festa e njohur edhe si Dia de la Hispanidad dhe feston ardhjen e Christopher Columbus në Botën e Re dhe së bashku me të është edhe Dita e Forcave të Armatosura të Spanjës.