Ekip
01 Shkurt 2018•Përditësim: 02 Shkurt 2018
SEUL (AA) - Skiatorët dhe patinazhistët e Koresë së Veriut mbërritën në aeroportin e Koresë së Jugut, ku do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore (LOD), e cila ka ulur tensionet pas programit bërthamor të Koresë së Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Delegacioni 32-anëtarësh i Koresë së Veriut, i cili arriti të enjten, përbëhet nga sportistë që u ftuan të marrin pjesë në skijim, vrapim me ski, patinazh artistik, gara me patina në staza të shkurtra në PyeongChang.
Që më parë 12 lojtaret verikoreane të hokejit ndodhen në Korenë e Jugut për përgatitjen e skuadrës së përbashkët olimpike të të dyja vendeve.
Dy Koretë kanë planifikuar disa hapa drejt qetësimit gjatë LOD. Seuli përmes kësaj sheh një mundësi për rivendosjen e komunikimit me veriun pas një periudhe të ngritjes së tensioneve dhe bllokadës diplomatike për shkak të programit bërthamor dhe testeve raketore të Phenianit.
Olimpiada Dimërore në PyeongChang të Koresë së Jugut do të mbahen nga 9 deri më 25 shkurt të këtij viti.