16 Mars 2016•Përditësim: 17 Mars 2016
PHENIAN (AA) - Gjykata e Lartë e Koresë së Veriut dënoi turistin 21-vjeçar amerikan, me 15 vjet burg me punë të detyrueshme për shkak të shkatërrimit të pronës, raporton Anadolu Agency (AA).
Otto Warmbir, student në Universitetin e Virxhinias, u dënua pas gjykimit një orësh. Ai në përputhje me nenin 60 të kodit penal të Koresë së Veriut u dënua nën akuzat për shkatërrim të pronës.
Gjykata erdhi në përfundimin se studenti amerikan ka kryer krim në përputhje me "politikën armiqësore të SHBA-ve ndaj Koresë së Veriut, me qëllim të rrëzimit të unitetit të popullit të saj", pas hyrjes së tij si turist.
Koreja e Veriut vazhdimisht akuzon Washingtonin dhe Seulin zyrtar se dërgojnë spiunë për të përmbysur qeverinë në Phenian dhe kështu të mundësojë qeverinë e Koresë së Jugut, të cilën e mbështesin SHBA-të, për të marrë kontrollin e gadishullit Korean.
Para gjykimit, studenti 21-vjeçar nga Wyoming, të shteti federal Ohajo, në lot, pranoi se ishte përpjekur për të vjedhur pllakatin propagandistik për t'ia dhuruar si trofe nënës së shoqes së saj, e cila donte ta vendoste në kishën e saj.
Për materialin propagandues të cilin do të sillte në shtëpi, i ishte premtuar një makinë e përdorur me vlerë prej 10 mijë dollarë, dhe në qoftë se do të kapej dhe burgosej në Korenë e Veriut atij i janë premtuar 200 mijë dollarë për nënën e tij në formë të donacionit bamirës.
Warmbier tha se ai pranoi ofertën pasi që "familja e tij janë në gjendje shumë të vështirë financiare".
Ai u arrestua kur u përpoq për t'u larguar nga Koreja e Veriut në fillim të janarit të këtij viti, pasi kishte shkuar në kuadër të turnit grupor me rastin e Vitit të Ri.
Turizmi amerikan në Korenë e Veriut është legal, arrestimet janë të rralla, por Departamenti amerikan i Shtetit këshillon fuqishëm qytetarët të shmangin udhëtimet në këtë vend.