Ekip
19 Qershor 2016•Përditësim: 19 Qershor 2016
XHAKARTË (AA) – Të paktën 24 persona kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në provincat në Javan Qendrore, Indonezi, ndërsa 26 të tjerë llogariten si të zhdukur, njoftuan autoritetet e atjeshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Rrëshqitja e dheut tërësisht ka mbuluar dhjetëra shtëpi, ndërsa mijëra shtëpi janë përmbytur pas shirave të rrëmbyeshëm që gjatë fundjavës goditën 16 qarqe dhe qytete. Zëdhënësi i Agjencisë Nacionale për Menaxhimin e KatastrofaVE, Sutopo Purwo Nugroho, njoftoi se të dielën 26 banorë janë zhdukur në rajonin më të prekur, në Purworejo.