Eşref Musa,Burak Karacaoğlu
26 Mars 2019•Përditësim: 26 Mars 2019
Së paku dy fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur gjatë sulmit mbi një shkollë në fshatin Sheikh Idris në veriperëndim të rajonit sirian Idlib, i cili është shpallur zonë e deeskalimit për civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për një shkollë në juglindje të Idlibit, ndërsa sipas të dhënave paraprake, theksuan nga Mbrojtja Civile “Helmetat e Bardha”, kanë humbur jetën dy nxënës. Ata shprehën druajtje se numri i të vdekurve mund të rritet.
Sulmet në orët e mëngjesit i kryen pjesëtarët e regjimit të presidentit sirian Bashar Al-Asad dhe palët e grupeve terroriste.
Idlibi është një nga enklavat më të mëdha të kontrolluara nga opozita në Siri. Me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Rusisë në Soçi në shtator të vitit të kaluar, u arrit marrëveshje mbi armëpushimin në Idlib dhe krijimin e zonave të deeskalimit për civilët.
Në pajtim me marrëveshjen, forcat opozitare në tetor tërhoqën armatimin e rëndë nga rajoni, ndërsa forcat besnike të regjimit të Asadit kanë kryer një varg sulmesh artilerike dhe ajrore në këtë rajon.
Rrjeti për të Drejtat e Njeriut në Siri (SNHR) në raportin e fundit theksoi se gjatë sulmeve të regjimit që nga fillimi i vitit në Idlib janë vrarë së paku 175 civilë, ndërsa 480 janë plagosur.