Halit Süleyman
27 Maj 2016•Përditësim: 27 Maj 2016
HALEP (AA) – Së paku tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa 17 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve ajrore të kryera në rajone të ndryshme në Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmet në rajonin që gjendet nën kontroll të opozitës siriane, i kanë kryer avionë të ushtrisë siriane të presidentit Bashar al-Asad.
Janë bombarduar lagjet Hreytan, Anadan, Kafr Hamra dhe Hayan. Zyrtarët theksojnë se kanë vdekur tetë persona, 17 të tjerë janë plagosur, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme të madha materiale.
Rajoni në Halep, që është nën kontroll të opozitës, tashmë prej tre vitesh është pa rrymë, rrugët si dhe infrastruktura janë shkatërruar.