Gökhan Kurtaran
29 Maj 2017•Përditësim: 30 Maj 2017
LONDËR (AA) - Policia britanike ka bërë të ditur se ka arrestuar një person si të dyshuar lidhur me sulmin terrorist që ndodhi në Manchester, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës nga policia e Manchesterit, bëhet fjalë për një person mashkull të moshës 19 vjeçare i cili është arrestuar në rajonin Gorton, në kuadër të një sërë operacionesh ndaj personave të dyshuar për lidhje me autorin e sulmit në Manchester, Salman Abedi.
Në deklaratën e policisë thuhet se nga personat e arrestuar deri më tani, 22 janë liruar, teksa vazhdon procedura hetimore për 13 të tjerë.
Po ashtu, njoftohet se ende janë duke vazhduar operacionet në rajonet Rusholme dhe Gorton.
Ndryshe, autoritetet britanike dje kanë ulur nivelin e kërcënimit të terrorizmit pasi pas sulmit terrorist në Manchester të hënën e kaluar e kishin ngritur atë në shkallën më të lartë.
Si pasojë e sulmit terrorist vetëvrasës mbrëmjen e 22 majit në Manchester Arena me bombë artizanale nga Salman Abedi, humbën jetën 22 persona, kurse 59 të tjerë u plagosën.