Nuray Tunçay
03 Shtator 2016•Përditësim: 03 Shtator 2016
HANGXHOU (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se temat parësore që prej mbarimit të Samitit të liderëve të G20 i cili u zhvillua në Turqi, deri më tani janë ato të gjithë përfshirjes, kriza e refugjatëve dhe lufta kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan ka dhënë një intervistë për Televizionin Qendror të Kinës, ndërkohë që gjendet në qytetin Hangxhou për të marrë pjesë në Samitin e G20-ës.
"Kina po përjeton një transformim serioz"
Pas pyetjes se si e konsideron gjendjen e Kinës pas atyre që ka parë gjatë vizitave të tij në këtë vend, Erdoğan fillimisht vuri në dukje kënaqësinë që ndodhet në këtë vend dhe më pas tha: "Kam ardhur edhe më parë me rastin e disa vizitave zyrtare në Republikën Popullore të Kinës dhe mendoj se Kina është duke përjetuar një transformim serioz."
- Pritshmëritë nga G20
Duke vlerësuar kohën nga zhvillimi i Samitit të G20-ës në Turqi deri më tani kur ky samit është duke u zhvilluar në Kinë, Erdoğan tha: ''Samiti i Antlya-s ishte i suksesshëm. Shpresoj që këtu në Hangxhou do të shohim një samit të G20-ës akoma më të zhvilluar dhe do të shikojmë vazhdimin e atij të shkuarit.''
Presidenti Erdoğan duke theksuar se një nga temat më parësore në Samitin e Antalya-s ishte punësimi i gruas shtoi: ''Problemi që kërcënon sot stabilitetin e botës është edhe problemi jonë, si për shembull problemi i terrorit si dhe problemi i refugjatëve."
''Kina është një shtet i fuqishëm për nga ekonomia. Por në ekonomi nuk mjafton të jesh i fort. Normalisht nëse kjo do të ndërthuret me një drejtim të mirë të financave, kjo gjë do të ndikojë për një të ardhme më të mirë, paqshme dhe të mbushur me mirëqenie për popullin e vet. Për këtë arsye unë kam shpresë që në këto mbledhje në kuadër të G20-ës do të shohim sukses. Unë përgëzoj drejtuesit e Republikës Popullore të Kinës dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre për ardhjen në këtë gjendje të këtij vendi", tha Presidenti Erdoğan në vijim të fjalës së tij.
Lufta kundër terrorizmit
Ndërsa në lidhje me luftën kundër terrorizmit Presidenti Erdoğan tha: ''Edhe në deklaratat e mija të mëparshme, si dhe një nga temat kryesore të axhendës së Samitit të Antalya-s ishte thënia ime ndaj liderëve se së bashku ne duhet të demonstrojmë qëndrim parimor kundër terrorit. Por ende shikojmë që Turqia është preh e sulmeve terroriste të disa shteteve të tjera. Si mund ta rrisim bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit? Për këtë pyetje disa shtete kanë qëndrime strategjike, për këtë arsye edhe paguajnë për këtë. Por kemi edhe pasuritë nëntokësore të këtyre vendeve dhe për këtë arsye ka shtete që luftojnë kundër terrorizmit."
Duke theksuar se standardi i dyfishtë në luftën kundër terrorizmit duhet të hiqet njëherë e mirë, Presidenti Erdoğan tha: ''Nuk ka terrorist të mirë apo të keq. Terroristët janë të gjithë të këqij. Për këtë arsye të gjithë së bashku duhet të demonstrojmë qëndrim parimor kundër fokusit të terrorit. Të gjitha organizatat që bëjnë pjesë në terror janë të mallkuara. Ne me këtë pikëpamje i shohim gjërat dhe luftën tonë në këtë drejtim e japim.''
Roli global i ekonomisë së Kinës
Pyetjes se cili është roli i Kinës në lidhje me drejtimin e ekonomisë globale Presidenti Erdoğan tha se këtë rol e shikon si shumë të rëndësishëm pasi është një vend i cili ka 3.3 trilionë dollarë monedhë të huaj rezervë, 2.3 trilion dollarë eksporte dhe 590 miliardë dollarë sufiçit tregtar.
Duke tërhequr vëmendjen se Kina është ekonomia e dytë në botë pas asaj të SHBA-së, Presidenti Erdoğan në vijim cilësoi sektorin e mbrojtjes ushtarake të Kinës si një nga më të rëndësishmit duke thënë se ai do të ndikojë shumë pozitivisht në rritjen e ekonomisë së këtij vendi.