Mustafa Melih Ahıshalı
12 Nëntor 2019•Përditësim: 13 Nëntor 2019
Shkollat fillore në kryqytetin iranian Teheran nesër do të pezullohen për shkak të niveleve të larta të ndotjes së ajrit në qytet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton agjensia studentore e lajmeve në Iran (ISNA), guvernatori i Teheranit, Muhsini Bendpey, tha se “sipas vendimit të Komisionit të Kontrollit të Ndotjes së Ajrit në Teheran nesër do të ketë ndërprerje të mësimit në shkollat fillore në qendër të Teheranit, si dhe në zonat Veramin, Pishva, Pakdesht dhe Shehrirey”.
Bendpey theksoi se ndotja e ajrit në 10 pika në Teheran tejkaloi 150 mikrogramë për metër kub.
Faktorë të tjerë që rrisin ndotjen e ajrit në Teheran janë gazrat nga automjetet e vjetra dhe miliona motoçikleta në qytet, intensiteti i popullsisë, si dhe struktura fizike e qytetit që është i papërshtatshëm për qarkullimin e ajrit.
Teherani është ndër 12 vendet e para në botë përsa i përket ndotjes së ajrit.