Barış Seçkin
26 Mars 2016•Përditësim: 27 Mars 2016
ROMË (AA) – Papa Françesku në ritualin e të premtes së bekuar “Rruga e Kryqit (Via Crucis)” të organizuar në Romë, tha se deti Egje dhe ai Mesdhetar është kthyer në një varrezë të heshtur, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryqin i cili nënkuptonte vuajtjet e Hz Isait i cili pasi u arrestua nga ushtarët romakë dhe u dënua nga gjykatësit Jehudi, shkoi drejt kryqëzimit dhe më pas u dënua me vdekje, këtë herë u mbajt nga besimtarë të ardhur nga Afrika qendrore, Siria, Rusia, Bosnjë Hercegovina, Paraguai dhe Kina.
Papa në fjalën e tij tha se kryqin e Isait sot e shohin tek ata njerëz të cilët lënë shtëpitë dhe vendet e tyre për shkak të luftërave.
''Egjeu dhe Mesdheu janë kthyer në një varrezë të heshtur. Kjo është pamja e ndërgjegjes tonë të pandjeshme dhe të ngrirë'' tha Papa dhe në vijim të fjalës së tij duke i'u referuar tregtarëve të armëve shtoi: ''Ata ushqejnë çdo ditë fëmijët e tyre me bukë të lyer me gjak''.