Ekip
30 Mars 2017•Përditësim: 30 Mars 2017
LONDËR (AA) - Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka shkruar një artikull për të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, në të cilin thotë se vendi i saj është duke e braktisur Bashkimin Evropian ndërsa jo Evropën”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një ditë pasi Britania nisi zyrtarisht procesin Brexit, May u ka shkruar gjermanëve se “vendimi për braktisjen e bllokut nuk është një refuzim i vlerave të cilat i ndajmë me evropianët as një përpjekje për të dëmtuar BE-në”.