Burcu Arik
30 Janar 2016•Përditësim: 30 Janar 2016
BAKU (AA) - Trupat armene vranë një ushtar të Azerbejxhanit në përleshjet në afërsi të rajonit të kontestuar Nagorni-Karabak, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes së Azerbejxhanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Përleshjet shpërthyen pas akuzave të ndërsjella për tentativë sabotim dhe zbulim. Ministria nuk ka dhënë më shumë informacione në lidhje me atë kur ndodhi incidenti.
Dy ish-republikat sovjetike kanë luftuar gjashtë vite mbi rajonin e diskutueshëm Nagorni-Karabak nga viti 1988 deri në 1994. Këto dy shtete ende nuk kanë vendosur marrëdhënie diplomatike dhe mosmarrëveshjet kufitare janë të shpeshta.