Ruslan Rehimov
21 dhjetor 2015•Përditësim: 21 dhjetor 2015
BAKU (AA) - Banka Qendrore e Azerbejxhanit (AMB) ka bërë të ditur se valuta vendase është përballur me një zhvlerësim në këmbimin me valutat e huaja. Kështu Manat-i (valuta) e Azerbajxhanit humbi në vlerë prej 47.88 përqind kundrejt euros dhe 47.63 përqind kundrejt dollarit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e AMB-së thuhet se për shkak të krizës ekonomike në botë dhe rënies së çmimeve të naftës është paraqitur domosdoshmëria që tregun e këmbimit valutor dhe valutën vendase ta adaptojnë me çmimet e reja të naftës.
Bordi drejtues i AMB-së ka marrë vendim që të kalohet në sistemin e kursit të këmbimit rrjedhës në vend. Me këtë vendim dollari i cili ishte 1.05 manat u rrit në 1.55 manat, ndërsa euro prej 1.14 manat në 1.68 manat.
Azerbajxhani ka patur një zhvlerësim edhe më 21 shkurt të vitit 2015, ku valuta vendase pati humbur 33.8 përqind të vlerës së saj kundrejt euros, ndërsa 33.9 përqind kundrejt dollarit.