Ekip
01 Gusht 2022•Përditësim: 02 Gusht 2022
Presidenti i Algjerisë, Abdelmajid Tebboune deklaroi se Türkiye (Turqia) është një nga investitorët më të mëdhenj në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Përpjekja e Algjerisë për zhvillimin e marrëdhënieve me Türkiye-n është normale duke pasur parasysh historinë e gjatë midis dy vendeve", tha Tebboune në një intervistë për televizionin shtetëror të transmetuar të dielën vonë.
Ai theksoi se investimet turke në Algjeri vlerësohen në rreth 4 miliardë dollarë.
"Është normale të punojmë në zhvillimin dhe forcimin e marrëdhëniet tona për interesin e dy vendeve. Ne nuk kemi asnjë problem me të (Turkiye)", theksoi Tebboune.
Muajin e kaluar, zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay tha se investimet e vendit të tij në Algjeri arritën në 5 miliardë dollarë.
Ai gjatë vizitës së tij në Algjeri tha se ka mbi 1.400 kompani turke që punojnë në Algjeri, duke përsëritur dëshirën e Türkiye-s për të nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lirë ose një marrëveshje tregtare preferenciale me vendin e Afrikës Veriore.