Fatih Erel
04 Tetor 2016•Përditësim: 05 Tetor 2016
GJENEVË (AA) – Organizata e Kombeve të Bashkuara ka rekomanduar kufizimin e të drejtës së vetos së anëtarëve të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (KS i OKB-së) për shkak të luftimeve gjithnjë në rritje në qytetin Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioneri OKB-së për të Drejta të Njeriut, Zeyd Raad el Huseyin, përmes një deklarate më shkrim ka theksuar se “me të vërtetë beson se ka ardhur koha e lidershipit të fuqishëm dhe e hedhjes së hapave të guximshëm."
Në lidhje me iniciativën për kufizimin e të drejtës së vetos të anëtarëve të përhershëm të KS të OKB-së – SHBA-të, Rusia, Britania, Franca dhe Kina – Zeyd është shprehur: “Përballë katastrofës humanitare në Halep, nuk ka pasur asnjë iniciativë të guximshme, përfshirë edhe kufizimin e të drejtës së vetos për anëtarët e përhershëm të KS të OKB-së. Në gjendje shqetësimesh serioze nga krimet e luftës, krimet ndaj njerëzimit dhe gjenocidit, OKB duhet që pa u vonuar t’ua ndalojë anëtarëve shfrytëzimin e vetos. Kjo iniciativë kyçe do të mundësojë po ashtu që çështja në Siri të transferohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve.”