Gökhan Kavak
03 Shkurt 2021•Përditësim: 04 Shkurt 2021
Të paktën 32 persona e kanë humbur jetën gjatë një aksidenti zinxhir në Ugandë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtoresha për marrëdhënie me opinionin e Kryqit të Kuq të Ugandës, Irene Nakasiita deklaroi se në aksidentin që ndodhi në autostradën Fort Portal-Kasese u përfshinë dy kamionë dhe tre automjete.
Nakasiita konfirmoi se në aksident humbën jetën 32 persona ndërsa 5 të tjerë u lënduan.
Ajo theksoi se në vendngjarje arritën ekipe të ndihmës së shpejtë dhe se pasagjerët e lënduar u shtrinë në spital.