Ali Cura
17 Janar 2016•Përditësim: 18 Janar 2016
KIEV (AA) - Kryetari i Misionit të Posaçëm të Vëzhgimit në Ukrainë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), Ertuğrul Apakan, duke dënuar sulmin e armatosur ndaj automjetit të OSBE-së gjatë patrullimit afër Donetskit, ka deklaruar se nëse vëzhguesit nuk i përmbushin detyrat e tyre, nuk mund të arrihet paqja dhe siguria në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën të publikuar nga qendra e shtypit e Misionit të Veçantë të Vëzhgimit në Ukrainë të OSBE-së, pasqyrohet reagimi i Apakan-it në lidhje me sulmin e ndërmarrë ndaj delegacionit të vëzhgimit. Apakan i cili tha se për shkak të sulmit ndaj delegacionit të vëzhgimit i ndërmarrë në rajonin Donetsk në afërsi të Marinka-s është ndërpre puna, theksoi se kjo ngjarje ka ndodhur 9 ditë pasi që në qytetin Horlivka i cili është jashtë kontrollit të shtetit, delegacioni i vëzhgimit nën kërcënimin e armëve është nxjerrë nga automjeti dhe është shtrirë në tokë.
Duke theksuar se ekipet e vëzhgimit punën në rajon janë duke e kryer pa armë, Apakan njoftoi se Misioni i Posaçëm i Vëzhgimit të OSBE-së ka ardhur në Ukrainë për të normalizuar rajonin dhe për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë. Ai thekson se zyrtarët e misionit kanë rol pajtues, dhe ka shtuar se sulmi i fundit dhe sulmet e mëparshme janë të papranueshme.