Gamze Türkoğlu Oğuz
24 Tetor 2018•Përditësim: 25 Tetor 2018
MAZATLAN (AA) – Uragani Willa pasi ka goditur qytetet bregdetare në Meksikë, shtëpizat e peshkatarëve dhe fermave afër bregdetit, ka filluar të depërtojë në pjesët e brendshme të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët njoftojnë se shpejtësia e uraganit Willa i cili ka rënë në kategorinë e 3-të, është me shpejtësi prej 195 kilometrash në orë dhe se ka filluar të humbasë ndikimin gjatë depërtimit në pjesët e brendshme të vendit.
Si pasojë e problemeve në energjinë elektrike dhe linjat e komunikimit, ende nuk është bërë vlerësimi i dëmeve materiale nga urugani i cili mbrëmë goditi vijën bregdetare.
Qendra Kombëtare e SHBA-ve për uraganin, paralajmëroi se Willa mund të sjellë reshje të dendura të shiut në disa pjesë të shteteve meksikane Jalisco, Nayarit dhe Sinaloa.
Zyrtarët e gjendjes emergjente kanë evakuuar 4.250 persona nga rajonet bregdetare.