Haydar Hadi
20 Tetor 2016•Përditësim: 21 Tetor 2016
BAGDAT (AA) - Ndaj ish-prefektit të Mosulit dhe komandantit të forcave Ninova në Irak, Esil Nuxhejfi mësohet se është nxjerrë një urdhër arresti me arsyetimin se "ka kontaktuar me vende të huaja", raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Menaxhimit të Lartë Gjyqësor, Abdussettar Bajraktar, në një deklaratë me shkrim ka theksuar se "3 anëtarë të këshillit provincial që përfaqësojnë Mosulin me 21 dhjetor 2015 kanë aplikuar në Gjykatën Qendrore të Hetimit ku kanë informuar se Nuxhejfi ka kontaktuar me vende të huaja dhe duke lehtësuar hyrjen në Mosul të forcave turke ka mundësuar që të formojnë bazë ushtarake në kampin Zelikan në Duhok".
Ndër të tjera në deklaratën e tij, pasi ka pohuar se gjykata brenda të njëjtës ditë ka kërkuar nga personat në fjalë që të sjellin dëshmitarë Bajraktar ka theksuar se "Dy ditë më parë kanë ardhur dy dëshmitarë nga kampi dhe kanë bërë deklaratat e tyre në lidhje me atë se çfarë ndodh në kamp. Gjykata ka arritur të gjejë dokumente zyrtare dhe foto se ushtarët turq ndodhen në kamp".
Duke e cilësuar Nuxhejfin të "akuzuar" zëdhënësi Bajraktar ka theksuar se si rezultat i hetimeve është nxjerrë urdhër arresti në kuadër të nenit 164 të kodit penal për akuzën "kalimi në kontakt me vendet e huaja".