Mehmet Nuri Uçar,Abdel Ra'ouf Daoud Abdel Ra'uof Arnaout
27 Gusht 2018•Përditësim: 27 Gusht 2018
KUDS (AA) – Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 8 palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria e Izraelit thuhet se në bastisjet e kryera gjatë natës në Bregun Perëndimor janë arrestuar 8 palestinezë me pretendimin se “janë përfshirë në akte terroriste”.
Në deklaratë thuhet se personat e arrestuar janë transferuar në institucionet përkatëse për hetime.
Ushtria izraelite shpesh kryen arrestime në të gjithë Bregun e pushtuar Perëndimor me pretekstin se palestinezët e arrestuar janë persona "të kërkuar".
Sipas shifrave palestineze, rreth 6 mijë palestinezë janë duke vuajtur aktualisht në burgjet izraelite.