Zeynep Tüfekçi
20 Korrik 2017•Përditësim: 20 Korrik 2017
BETLEHEM (AA) - Ushtarët izraelitë kanë vrarë një palestinez në Bregun e okupuar Perëndimor nën pretendimin se "ka tentuar të sulmojë me thikë ushtarët", transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate me shkrim nga ushtria izraelite, forcat izraelite kanë hapur zjarr ndaj palestinezit duke pretenduar se "ka tentuar të sulmojë me thikë" ushtarët, në afërsi të fshatit Takku në Betlehem.
Ndërkaq, lajmin për vdekjen e palestinezit të qëlluar nga ushtarët izraelitë e ka kumtuar radioja shtetërore izraelite.
Nga ana tjetër, gazeta 'Yediot Ahronot' ka theksuar se në incidentin e ndodhur në afërsi të fshatit Takku nuk ka të vrarë apo të plagosur nga pala izraelite.