Halit Süleyman,Selen Temizer
13 Nëntor 2016•Përditësim: 14 Nëntor 2016
HALEP (AA) - Kanë mbetur edhe 2 km që Ushtria e Lirë Siriane e mbështetur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit", të hyjë në rajonin El Bab i cili ndodhet nën kontrollin e DEASH-it në verilindje të Halepit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve nga gazetarët e AA-së në rajonin e operacionit, mësohet se forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane të cilët që prej 3 ditësh kanë përshpejtuar përparimin e tyre drejt jugut në linjën Mare-Jarabulus, kanë kaluar në fazën e re të operacionit.
Forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane të cilat rreth orëve të natës kanë kaluar menjëherë në veprim pasi elementët e PYD-së që është zgjatimi i organizatës terroriste PKK në Siri u afruan në rajonin El Bab, kanë marrë nën kontroll nga DEASH-i fshatrat Hazvan, Susjan, Aldana, Kıjran, Uglan dhe Avlan si dhe disa zona banimi
Në këtë mënyrë Ushtria e Lirë Siriane e mbështetur nga Forcat e Armatosura Turke ka arritur të afrohet 2 km pranë rajonit El Bab, duke kaluar në fazën e çlirimit të rajonit në fjalë nga DEASH-i.
Në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit" janë pastruar nga terroristët afërsisht 1.600 kilometër katrorë dhe distanca nga kufiri i Turqisë drejt jugut ka arritur në 27 km.