Şenhan Bolelli
13 Shtator 2021•Përditësim: 14 Shtator 2021
Zjarret në zonat rurale të qytetit të Malagës, në provincën autonome të Andaluzisë në jug të Spanjës, po vazhdojnë prej gjashtë ditësh, ndërsa deri më tani 7.400 hektarë janë djegur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia spanjolle e lajmeve EFE tha se më shumë se 2.600 njerëz janë detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre në gjashtë vendbanime për shkak të zjarreve në zonën malore Bermeha.
Zyrtarët në provincën autonome të Andaluzisë thonë se tetë rrugë aktualisht janë pjesërisht të mbyllura për trafikun, kurse njerëzit nga rajoni i kapluar nga zjarret po strehohen në hotele dhe palestra.
Përpjekja e zjarrfikësve e mbështetur nga ushtria përfshin 41 aeroplanë, 25 automjete dhe një ekuipazh prej 360 personash.
Në ditën e dytë të zjarrit në Malaga, jetën humbi një zjarrfikës që po merrte pjesë në përpjekjet e shuarjes së zjarreve. Ky është zjarri i dytë më i madh në Spanjë kohët e fundit.