Gözde Bayar
09 Dhjetor 2020•Përditësim: 09 Dhjetor 2020
Pesë persona nga gjithsej 6 në bord kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri të Shërbimit Ajror Francez (SAF) në rajonin Savoie të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Presidenti francez Emmanuel Macron, në deklaratën e bërë nga Twitter njoftoi se në aksident kanë humbur jetën 3 persona nga ekipi i shpëtimit ajror, ndërsa 2 të tjerë nga Garda Republikane (CRS).
Macron tha se një person është shpëtuar i plagosur, duke shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tij për familjet e të vdekurve dhe të plagosurve në emër të popullit të Francës.
Ndërsa ministri i Brendshëm, Geral Darmanin, njoftoi se me disa zyrtarë do të vizitojë zonën e aksidentit.
Nga ana tjetër zyra e Guvernatorit të Savoie bëri të ditur se helikopteri është rrëzuar në ora 19:00 me kohën lokale në afërsi të Bonvillar në një lartësi prej 1.800 metrash.