Mahmoud Mohamed Barakat
08 Dhjetor 2020•Përditësim: 09 Dhjetor 2020
Sipas një zyrtari iranian, vendi ka arrestuar disa persona për të cilët besohet se janë të përfshirë në vrasjen e shkencëtarit bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndihmësi i posaçëm i kryeparlamentarit të Iranit për çështjet ndërkombëtare, Hossein Amir-Abdollahian, për televizionin lokal 'Al-Alam TV' tha se agjencitë e sigurisë kanë identifikuar "palët që urdhëruan vrasjen dhe arrestuan disa nga autorët e krimit".
Zyrtari nuk dha ndonjë numër ose detaje lidhur me arrestimet, duke theksuar se autoritetet përkatëse do të japin më shumë informacione.
63-vjeçari Fakhrizadeh, i cili udhëhoqi hulumtimin dhe inovacionin në Ministrinë e Mbrojtjes së Iranit, u vra më 27 nëntor në periferi të kryeqytetit Teheran.
Udhëheqësit e lartë iranian, përfshirë presidenti Hassan Rouhani, kanë akuzuar Izraelin për orkestrimin e vrasjes dhe u zotuan për hakmarrje.
Fakhrizadeh është shkencëtari bërthamor i pestë i njohur iranian që është vrarë që nga viti 2010, me Teheranin që drejton gishtin nga Izraeli për të gjitha sulmet.