Dildar Baykan
24 Prill 2017•Përditësim: 24 Prill 2017
ANKARA (AA) - Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka dhënë sinjalin e një dialogu të mundshëm me opozitën e këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të BBC, Maduro, i cili mori pjesë në një program televiziv, kujtoi se kanë rifilluar negociatat për dialog mes qeverisë dhe opozitës që nisën në muajin nëntor.
Maduro, i cili theksoi se gjatë bisedimeve opozita ka drejtuar fajësime ndaj tij në formën "se ka cenuar marrëveshjet, nuk i ka respektuar ata dhe se e përdor procesin për të fituar kohë", tha se për këtë arsye duhet të vijohen bisedimet e ndaluara.