Riyaz Ul Khaliq
06 Janar 2021•Përditësim: 07 Janar 2021
Vietnami ka pezulluar fluturimet drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Afrikës së Jugut për të parandaluar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri Nguyen Xuan Phuc ka urdhëruar pezullimin e fluturimeve që transportojnë qytetarë vietnamezë drejt dy vendeve, transmetoi media lokale Vietnam News.
Një hap i tillë u ndërmor para festave të ardhshme hënore të Vitit të Ri, të cilat fillojnë në shkurt.
Varianti i ri i koronavirusit u regjistrua për herë të parë në Britaninë e Madhe, ndërsa rasti i parë u regjistrua edhe në Vietnam.
Një nga vendet më pak të prekura nga pandemia, Vietnami gjithmonë ka pasur masa të rrepta kundër COVID-19, ashtu që kufijtë u mbyllën në mars të vitit të kaluar për të parandaluar përhapjen e virusit.
Një numër i kufizuar fluturimesh u lejuan të sillnin shtetas vietnamezë nga vendet jashtë shtetit, si dhe mbërritjen e drejtuesve të zgjedhur të biznesit dhe ekspertëve të cilët u lejuan të hynin në vend.
Në Vietnam, deri më tani janë regjistruar më shumë se 1.500 raste dhe 35 vdekje.