Yılmaz Kazandıoğlu
10 Korrik 2016•Përditësim: 10 Korrik 2016
HAKKARI (AA) - Si pasojë e një sulmi terrorist me bombë në Şemdinli të Turqisë, 4 ushtarë kanë rënë dëshmorë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burime ushtarake thuhet se një bombë e vendosur më parë në rrugë ka shpërthyer gjatë kalimit të automjeti ushtarak.
Burimet thanë se si pasojë e shpërthimit 4 ushtarët që gjendeshin në automjet kanë rënë dëshmorë dhe një tjetër është plagosur.
Ushtria turke ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e personave përgjegjës për rastin në fjalë.