Dzihat Aliju
26 nëntor 2025•Përditësim: 26 nëntor 2025
Vullkani Kilauea në Hawaii shpërtheu, duke hedhur lave që u ngritën rreth 120 metra në ajër, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), transmeton Anadolu.
Shpërthimi i Halema'uma'u filloi në orët e para të mëngjesit dhe vazhdoi me aktivitet të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës.
Sipas USGS, erërat e lehta veri-verilindje e shtynë pjesën më të madhe të tefrës dhe gazit vullkanik drejt jug-jugperëndimit, duke kufizuar ndikimet e drejtpërdrejta rreth zonës së majës.
Kilauea konsiderohet vullkani më i ri dhe më aktiv në Ishullin e Madh të Hawaiit.
Ai ka shpërthyer pothuajse vazhdimisht që nga viti 1983 dhe mbetet një nga sistemet vullkanike më të monitoruara nga afër në botë.