Sümeyye Dilara Dinçer
03 Gusht 2022•Përditësim: 05 Gusht 2022
Qeveria e Zelandës së Re ka publikuar "planin e parë të përshtatjes klimatike", që përfshin mundësinë e zhvendosjes së disa komuniteteve në rajone më të larta, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Ndryshimeve Klimatike, James Shaw, bëri vlerësime lidhur me planin rreth 200 faqe dhe 6-vjeçar.
Duke theksuar për mundësinë që disa komunitete të përfshira në plan të zhvendosen në vende më të larta, Shaw tha se rreth 70 mijë shtëpi që gjenden përgjatë linjës bregdetare janë përballë rrezikut të rritjes së nivelit të detit.
Sipas tij, Zelanda e Re përparon ngadalshëm në përshtatjen e ndryshimit klimatik.
"Duhej të fillojmë nga një pikë", tha ai.
Shaw tha se kostot e ndryshimeve që do të bëhen sipas planit do të përballohen nga pronarët e shtëpive, bankat, këshillat vendorë dhe qeveria qendrore.
Përveç kësaj, Shaw tha se janë marrë parasysh edhe vështirësitë dhe se qeveria do të ofrojë mbështetje.
Disa ekspertë thanë se përveç një plani që merr parasysh vetëm rritjen e ujërave të detit në vend, duhet bërë një plan edhe për problemin e thatësirës.