Ekip
03 Shtator 2021•Përditësim: 03 Shtator 2021
Autoritetet e Zelandës së Re njoftuan sot se ata qëlluan dhe vranë një ekstremist të dhunshëm pasi ai hyri në një supermarket dhe theri 6 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e përshkroi incidentin si sulm terrorist. Ajo tha se burri ishte një shtetas i Sri Lankës i frymëzuar nga grupi DEASH. Ajo tha se ai ishte i njohur mirë për agjencitë e sigurisë kombëtare dhe gjatë gjithë kohës ishte nën monitorim.
Ajo tha se me ligj, burri nuk lejohej të mbahej në burg. Ardern tha se tre nga të plagosurit me thikë kanë pësuar plagë të rënda.
“Ky ishte një sulm i dhunshëm. Ishte e pakuptimtë. Dhe më vjen shumë keq që ndodhi", tha Ardern.
Sulmi ndodhi rreth orës 14:40 sipas kohës lokale në një supermarket në Countdown në qytetin më të madh të Zelandës së Re, Auckland.
Ardern tha se për shkak se burri ishte nën monitorim të vazhdueshëm, ekipi mbikëqyrës policor dhe një grup i veçantë taktikash ishin në gjendje ta qëllonin dhe ta vrisnin brenda 60 sekondave nga fillimi i sulmit.
Auckland aktualisht është në një bllokim të rreptë pasi lufton me shpërthimin e koronavirusit (COVID-19). Shumica e bizneseve janë mbyllur ndërsa njerëzit në përgjithësi lejohet të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për të blerë ushqime, për nevoja mjekësore ose për të ushtruar.