AP
02 shtator 2021•Përditësim: 02 shtator 2021
Bullgaria do të shkojnë në votime më 14 nëntor për të zgjedhur presidentin e ri, vendosën sot deputetët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në të njëjtën datë mund të mbahen dhe zgjedhjet parlamentare, të tretat këtë vit pasi parlamenti i fragmentuar thellësisht nuk arrin të dalë me një koalicion të qëndrueshëm qeveritar.
Sipas ligjit, presidenti i Bullgarisë zgjidhet me votat e qytetarëve në çdo 5 vjet ndërsa pozicioni i tij është kryesisht ceremonial.
Presidenti aktual Rumen Radev, 58-vjeç, i cili u zgjodh në vitin 2016 me mbështetjen e Partisë Socialiste, ka një vlerësim të lartë publik dhe tani ka gjasa të mira për t'u rizgjedhur.
Si kundërshtar i ashpër i ish-kryeministrit Bojko Borisov, Radev ka fituar miratimin në të gjithë spektrin politik për thirrjet e tij për çrrënjosjen e korrupsionit të përhapur në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian.