Ekip
19 Gusht 2017•Përditësim: 20 Gusht 2017
GUAHATI (AA) – Zyrtarët indianë thonë se uji ka përmbytur pjesë të mëdha të rezervatit të njohur të kafshëve të egra në Indinë verilindore, duke vrarë më shumë se 200 kafshë, ndërsa qindra prej tyre janë larguar, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i rezervatit, Satyendra Singh, thotë se është përmbytur thujse se i tërë Parku Kombëtar Kaziranga, ku si pasojë kanë ngordhur 15 rinocerontë, 185 drerë dhe të paktën një tigër bengali.
Ndërkohë, në të gjithë Indinë, në Nepal dhe Bangladesh, numri i viktimave të përmbytjeve, rrënimit të shtëpive dhe rrëshqitjeve të dheut, të shkaktuar nga shira sezonalë monsun, është rritur në 578 persona.
Ushtarët dhe shërbimet e shpëtimit në të tre shtetet filluan operacione në shkallë të gjerë për të evakuuar personat në nevojë, duke siguruar ushqim dhe akomodim për gati 16 milionë njerëz të prekur nga përmbytjet në Azinë jugore.