Ekip
11 Nëntor 2018•Përditësim: 12 Nëntor 2018
SACRAMENTO (AA) - Të paktën 25 të vdekur është bilanci nga zjarret pyjore në shtetin Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) raporton Anadolu Agency (AA).
Katërmbëdhjetë kufoma u gjetën në afërsi të qytetit Paradise në veri të vendit të cilat çuan në 23 numrin e të vdekurve, por siç bën të ditur BBC, edhe dy trupa të pajetë janë zbuluar në Malibu, në jug të shtetit.
Rreth 250.000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për të kërkuar strehim në zona më të sigurta.
Zjarret shpërthyen të enjten në qarkun Butte dhe vazhduan të përhapen në zonat përreth, ndërsa zjarrfikësit ishin të pafuqishëm në përpjekjet për ta ndaluar stuhinë e zjarrtë e cila shkatërroi qytetin Paradise.
Të premten zjarri në Malibu ka kapluar një sipërfaqe prej 33.500 hektarësh.
- Zjarret në Kaliforni shihen edhe në fotografitë nga hapësira
Agjencia amerikane NASA (National Aeronautics and Space Administration) ka publikuar një foto nga universi në të cilën vërehen re të dendura tymi, të cilat janë shkaktuar nga zjarret në shtetin amerikan të Kalifornisë.
Fotografia është postuar në ueb-faqen zyrtare të NASA-s, dhe e njëjta tregon retë e tymit të cilat ngrihen mbi zjarret në veri dhe në jug të Kalifornisë.
Meteorologët paralajmërojnë se kushtet e motit të përshtatshme për përhapjen e zjarreve mund të vazhdojnë edhe javën e ardhshme.