Aşkın Kıyağan
10 Maj 2017•Përditësim: 11 Maj 2017
VJENË (AA) - Zëvendëskryeministri i Austrisë Reinhold Mitterlehner ka njoftuar se do të japë dorëheqje nga detyra e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Zv/kryeministri Mitterlehner i cili në njëtën kohë është edhe kryetar i Partisë Popullore (ÖVP), në një deklaratë për përfaqësuesit e medias në qendrën e ÖVP tha se ditën e premte do të japë dorëheqje nga kryesia e partisë ndërsa më 15 maj nga detyra e tij në qeveri.
"Unë nuk kam nevojë për një strukturë të mbuluar apo pozicion të dyfishtë. Për këtë arsye do të jap dorëheqje edhe nga detyra ime në parti edhe nga detyra në qeveri", deklaroi Mitterlehner.
Ka patur zëra se Reinhold Mitterlehner do të japë dorëheqje pas mosmarrëveshjeve me ministrin e Brendshëm Wolfgang Sobotka dhe ministrin e Jashtëm Sebastian Kurz të cilët janë nga e njëjta parti.
Fundjavën e kaluar Mitterlehner, kritikoi ministrin e Brendshëm Sobotka se ka injoruar drejtimin e partisë. Ndërsa në fillim të javën u përfol se Mitterlehner do të japë dorëheqje dhe në vend të tij do të emërohet shefi i diplomacisë, Sebastian Kurz.