Mahmut Atanur
05 Dhjetor 2019•Përditësim: 06 Dhjetor 2019
Zëvendëspresidenti i Indonezisë, Ma'ruf Amin, mori pjesë në votimin e "Fotografive të Vitit" ku zgjedhen fotografitë për vitin 2019 të fotoreporterëve të Anadolu Agency (AA).
Amin u informua për fotografitë dhe i analizoi ato. Ai në kategorinë e "lajmit" votoi për fotografinë e titulluar "Marshi i Madh i Kthimit" i fotoreporterit Hassan Jedi.
Zëvendëspresidenti indonezian uroi paqe për Palestinën dhe popullin palestinez, duke falënderuar për mundësinë që i është dhënë për të marrë pjesë në votimin e "Fotografive të Vitit".
Amin gjithashtu tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e zyrës së AA në Xhakarta. "AA zhvillimet në të dyja vendet i transmeton në mënyrë direkte. Me informacionet që AA i transmeton, ndikon në afrimin dhe rritjen e bashkëpunimeve mes popujve të Indonezisë dhe Turqisë", u shpreh ai.