Ruslan Rehimov
02 mars 2017•Përditësim: 02 mars 2017
BAKU (AA) – Ushtria e Azerbajxhanit në linjën e frontit ka shkatërruar disa pozicione të cilat ushtria e Armenisë i ka përdorur si shtabe, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, thuhet se Azerbajxhani është përgjigjur me zjarr ndaj shkeljes së armëpushimit nga ana e Armenisë.
Bëhet e ditur se janë shkatërruar disa pozicione të cilat përdoreshin si shtabe në krahinën Hoxhavend, të cilën Armenia e mban nën okupim.
Ministria ka publikuar edhe pamjet ajrore të sulmit. Në këto pamje vërehet që ka patur disa automjete dhe disa ushtarë para se të jenë qëlluar.
Në deklaratë thuhet se numrin e humbjeve Armenia e mban të fshehur nga opinioni, ndërsa gjithashtu theksohet se linja e frontit është plotësisht nën kontrollin e ushtrisë së Azerbajxhanit.