Nuri Aydın
29 Nëntor 2019•Përditësim: 29 Nëntor 2019
Koreja e Veriut konfirmoi se nga provinca Hamgyongu Jugor drejt Detit Lindor janë shrepur dy raketa, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në prani të udhëheqësit verikorean, Kim Jong-un është kryer testimi i raketahedhësit shumëtytësh "super të madh", njofton agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap, duke u thirrur në agjencinë qëndrore koreane të lajmeve (KCNA).
Më tej thuhet se me këtë veprim janë testuar kapacitet e aftësisë luftarake të raketahedhësve, duke theksuar se udhëheqësi Kim u nda i kënaqur nga rezultatet e testimit.
Po ashtu potencohet se testimi konfirmon "superioritetin tekniko-ushtarak" të sistemit të raketahedhësve.
Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut njoftoi se raketat testuese kanë arritur largësinë rreth 380 kilometra, duke shtuar se testimet e tilla nuk i kontribuojnë uljes së tensioneve në gadishull.