Tuba Onğun
14 Dhjetor 2023•Përditësim: 18 Dhjetor 2023
Vendet e G20 regjistruan rritje të normës së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) kumulative me 0.7 për qind në tremujorin e tretë të 2023, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, tregojnë të dhënat e përkohshme të publikuara të enjten, transmeton Anadolu.
Shifra shënoi rritje të vogël prej 0.6 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, treguan të dhënat e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD). Rritja fitoi vrull në Kinë dhe SHBA, me nga 1.3 për qind në korrik-shtator krahasuar me 0.5 për qind në prill-qershor.
Meksika shënoi rritje ekonomike me 1.1 për qind në tre muajt deri në shtator, nga 0.9 për qind në periudhën e mëparshme. Gjithashtu edhe Italia pati rritje të lehtë me 0.1 për qind në tremujorin e tretë, duke lëvizur nga një tkurrjeje prej 0.4 për qind në tremujorin e dytë.
Ekonomia e Koresë së Jugut u rrit me 0.6 për qind këtë tremujor pas tremujori korrik-shtator, ishte i pandryshueshëm në krahasim me prill-qershor. Nga ana tjetër, rritja ishte dobët në vendet tjera të G20, veçanërisht në Arabinë Saudite dhe Türkiye, tha OECD.
E udhëhequr nga një rënie e fortë e aktiviteteve të naftës, PBB-ja e Arabisë Saudite u tkurr me 3.2 për qind në periudhën 3-mujore, duke u përkeqësuar nga tkurrja prej 0.5 për qind në tremujorin e dytë. Rritja ekonomike turke ra me 0.3 për qind në tremujorin e tretë, pas rritjes tremujore prej 3.3 për qind në periudhën e mëparshme, ndërsa reflektoi me rënie të konsumit privat.
Pas një rritjeje në tremujorin e mëparshëm, PBB-ja e Japonisë u tkurr me 0.7 për qind, si ajo e Kanadasë me 0.3 për qind, e Afrikës së Jugut me 0.2 për qind, dhe e Francës e Gjermanisë, të dyja me rënie prej 0.1 për qind.
Në bazë vjetore, PBB-ja në zonën e G20 u rrit me 2.9 për qind në tremujorin e tretë, duke u rënë nga 3.6 për qind në tremujorin e dytë. Ndër ekonomitë e G20, India shënoi rritjen më të madhe gjatë katër tremujorëve të fundit me 7 për qind ndërsa Arabia Saudite pati rënien më të madhe me 3.6 për qind.