Ali Kemal Akan
12 Nëntor 2015•Përditësim: 13 Nëntor 2015
ANKARA (AA) - Hapen llogaritë në rrjetet sociale për takimin e liderëve të G20, takim ky që do të organizohet në datat 15 - 16 nëntor në Antalya të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Përgatitjet për takimin e liderëve të 20 vendeve më të zhvilluara në botë vazhdon me një tempo të lartë.
Takimi i liderëve pritet të organizohet në Belek të Turqisë. Anadolu Agency do të jetë edhe agjencia e cila do të jetë edhe shpërndarësja zyrtare e fotove të këtij evenimenti. Takimi pritet të ndiqet edhe përmes rrjeteve sociale, ndërkohë çdo gjë rreth këtij samiti mund ta lexoni në ueb-faqen "g20.org".
Nga ana tjetër samiti i G20-ës do të jetë aktiv edhe në rrjetet sociale. Ky samit mund të ndiqet në Twitter përmes "@G20Turkey2015" si dhe në Facebook përmes llogarisë, "facebook.com/G20Turkey".