Hasan Tosun
04 dhjetor 2015•Përditësim: 05 dhjetor 2015
VJENË (AA) - Në zyrat qendrore të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, filloi mbledhja e zakonshme e 168-të raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi i OPEC-ut në të cilën marrin pjesë ministrat e naftës të 12 shteteve anëtare, do të përcaktohet vallë do të ndrohet kuota e prodhimit të derivateve të naftës e cila është 30 miliardë fuçi nafte në ditë.
OPEC-u i cili në dy mbledhjet e fundit të cilët i kishte bërë në intervale gjashtëmujore nuk ka shkuar në ndërprerje të prodhimit, por thuhet se edhe kësaj radhe nuk do të shkojë në ndërprerje të prodhimit.
Me rritjen e prodhimit të Arabisë Saudite dhe Irakut theksohet se prodhimi real ditor i kësaj organizate është mbi 31 milionë fuçi nafte.
Arabia Saudite e cila ka rëndësi të madhe brenda organizatës, për të mos humbur pjesën e tregut kundërshton ndërprjen. Ndërsa Irani pohon se për rritjen e çmimeve të naftës kuota duhet të rrëzohet.
Minstri i Naftës në Angolë Jose Botelho de Vasconcelos, para mbledhjes tha se kuota e prodhimit të naftës nuk do të rrëzohet dhe tha se do të jetë më mirë të pritet, ndërsa ministri i Naftës së Arabisë Saudite, Ali Al-Naimi tha se janë kundër një ndërprerjeje pa kordinim paraprak me shtetet jo anëtare të OPEC-ut.
Nga ana tjetër ministri i Naftës së Iranit Bicen Namdar Zengene, tha se nuk është duke pritur ndonjë ndryshim në kuotën e prodhimit të OPEC-ut.
Ministri i Naftës së Irakut Adil Abdulmehdi theksoi se nuk është e përshtatshme që anëtarët e OPEC-ut të bëjnë rritje individuale në prodhim, kurse ministri i Naftës dhe Minierave Eulogio Del Pino pohoi se politika e pompimit të naftës së tepërt në treg është e paqëndrueshme.
Ministri i Naftës së Nigerisë dhe Presidenti i Konferencës së OPEC-ut Emmanuel Ibe Kachikwu, në fjalimin e tij tha se janë duke dëshmuar paqëndrueshmëri të vazhdueshme në tregun global të naftës në 6 muajt e fundit. Kachikwu itheksoi se çmimi i naftës në fillim të muajit qershor ka qenë rreth 60 dollarëpër fuçi, ndërsa në nëntor ka rënë deri më 41 dollarë për fuçi. "Kjo rënie tregon vazhdimin e furnizimit të tepër dhe nivelin e lartë të stoqeve në treg", tha ai.
"Nuk ka ndonjë dyshim se tregu i naftës është në qendër të rrethit të kërcënimit. OPEC-u duhet të ndjekë nga afër këtë situatë", thekson Kachikwu.
Ai parashikon se rritja ekonomike globale në vitin e ardhshëm do të jetë 3.4 përqind ndërsa kanë paraparë se kërkesa globale e naftës për vitin 2015 do të rritet për 1.5 milionë fuçi nafte në ditë, ndërsa për vitin 2016 kjo kërkesë të jetë 1.3 milionë fuçi nafte në ditë.
Kachikwu tha se shtetet eksportuese të naftës të cilat nuk janë anëtare të OPEC-ut do të zvogëlojnë prodhimin e naftës. Ministri i Naftës i Nigerisë shtoi se kanë për qëllim të përmirësojnë stabilitetin e tregut dhe të kontribuojnë në rritjen ekonomike globale. Sipas tij, këto qëllime mund të arrihet vetëm me aktorë të përbashkët.
"Sektori i energjisë është në një rreth. Kanë kaluar ditë të rënda në të kaluarën dhe kjo ka treguar një rezistencë të madhe. Besoj se me anë të bashkëpunimit, me mendim sipërmarrës dhe vendosshmëri kërcënimet e sotme mund ti kthejmë në mundësitë e të nesërmes", tha ai.