Mustafa Melih Ahıshalı,Cuneyt Davut
06 Dhjetor 2015•Përditësim: 07 Dhjetor 2015
TAHERAN (AA) – Njoftohet se në Kirman të Iranit 22 persona kanë humbur jetën për shkak të gripit. Ministri i Shëndetësisë, Hasan Haşimi, i cili ka folur për televizionin shtetëror iranian IRINN, ka deklaruar se: "Deri tani në Kirman 22 persona kanë humbur jetën për shkak të gripit", raporton Anadolu Agency (AA).
Haşimi i cili vuri në dukje se edhe vitin e kaluar në vend kanë ndodhur raste të ngjashme, nuk dha informacione në lidhje me virusin që shkakton epideminë e gripit vdekjeprurës.
Nga ana tjetër, sipas lajmit të agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit IRNA, edhe në qytetin Sircan 67 persona u referuan në spitale të ndryshme në rajon me diagnozën e gripit. Drejtori i Shëndetësisë në Sircan, Musa Nasrullah, në deklaratën e tij e bërë për IRNA-n, theksoi se në situatën e 34 personave prej këtyre është vërejtur përmirësim.
Gjithashtu në lajmin u njoftua se javët e fundit në shtetin Kirman përjetohet një rritje të rasteve të gripit.