Övünç Kutlu
11 Shkurt 2021•Përditësim: 12 Shkurt 2021
Numri i amerikanëve që paraqesin kërkesa për beneficione të papunësisë për herë të parë ishte më i ulët për 19 mijë, duke rënë në 793 mijë, njoftoi Departamenti i Punës i SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Analistët parashikuan që numri të bjerë në 757 mijë për javën që përfundoi më 6 shkurt, ndërsa numri i javës së kaluar u rishikua me rritje për 33 mijë, nga 779 mijë në 812 mijë.
Ende janë 10,1 milionë amerikanë të papunë që kur ekonomia amerikane e goditur nga pandemia e koronavirusit shkaktoi humbjen e 22 milionë vendeve të punës në mars dhe prill.
Kreu i Rezervës Federale Jerome Powell të mërkurën deklaroi se ekonomia amerikane është larg nga të pasurit një treg të fortë pune dhe se banka qendrore dëshiron të mbështesë një treg pune të fuqishëm pa shkaktuar rritje të padëshiruar të inflacionit.
Pas mbylljes së trazuar të mërkurën, aksionet amerikane mëngjesin e sotëm u hapën me një rritje.
Të ardhurat e Dow Jones dhe S&P 500 u rritën me 0,2 për qind, përkatësisht 0,3 për qind, ndërsa Nasdaq u rrit me 0,5 për qind.