Şenhan Bolelli
28 Janar 2021•Përditësim: 29 Janar 2021
Në Spanjë e cila është një prej vendeve që ka përjetuar në mënyrën më të fuqishme në ekonomi efektet negative të koronavirusit të ri (COVID-19), në vitin 2020 kanë humbur punën 527.900 persona dhe se norma e papunësisë është rritur në 16,13 për qind transmeton Anadolu Agency (AA).
Shifrat e papunësisë në vitin 2020 sipas raportit të Institutit Kombëtar të Statistikave në Spanjë, janë të dhënat më të këqija që nga viti 2012 në vendin ku është përjetuar kriza ekonomike.
Norma e papunësisë në vend e cila në vitin 2019 ishte 13,96 për qind, u rrit në 16,13 në vitin 2020 kur filloi pandemia.
Rritja e punësimit ka kaluar në rënie për herë të parë pas 7 vitesh dhe rënia më e madhe pas vitit 2012 ku humbën punën 813.600 persona është regjistruar vitin e kaluar.
Në Spanjë numri i të papunëve deri në fund të vitit 2020 thuhet se ka arritur 3.719.800.
Gjithashtu 755.613 persona punëtorë përfitojnë nga aplikimi i emërtuar "ERTE" (rregullore e punësimit të përkohshëm) të cilën qeveria e ka zgjatur deri më 31 maj.
Banka Qendrore e Spanjës, parashikon se me përfundimin e ERTE norma e papunësisë në vend mund të rritet deri në 20,5 për qind në fund të vitit 2021.
Ndërsa sektori i turizmit një nga "gurët kryesor" të ekonomisë spanjolle ka arritur në pikën e ndalimit për shkak të ndikimit nga COVID-19. Në vitin 2020 numri i turistëve dhe të ardhurat nga turizmi shënuan një rënie mbi 85 për qind në krahasim me një vit më parë.