Ayşe Büşra Erkeç
18 Mars 2018•Përditësim: 19 Mars 2018
STAMBOLL (AA) - Juria e konkursit "Istanbul Photo Awards 2018" ka filluar punimet në Stamboll për të përcaktuar fituesit e konkursit ndërkombëtar të lajmit me foto, i cili këtë vit organizohet për të katërtën herë nga Anadolu Agency (AA).
Konkursi i cili sponsorizohet nga Bashkia e Stambollit (IBB), Turkish Airlines dhe Agjencia turke për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA) është një ndër konkurset më prestigjioze të fotografive në arenën ndërkombëtare.
Anëtarët e jurisë ndërkombëtare të konkursit përgjatë 3 ditëve do të punojnë për të përcaktuar 3 renditjet e para në 10 kategori nga fotot që kalojnë procesin paraprak të kualifikimit.
Fotoja në kategorinë e lajmeve individuale që fiton vendin e parë, njëherit do të shpallet "Fotografia e Vitit".
Këtë vit për herë të dytë do të jepet edhe çmimi "Fotograf i ri" për fotoreporterin nën moshën 28 vjeç.