Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
16 Maj 2016•Përditësim: 17 Maj 2016
IDLIB (AA) – Mazin el-Hamavi, njëri nga të burgosurit pas bisedimeve që u zhvilluan në Spitalin Hama, i cili ndodhet nën okupimin e regjimit të Sirisë, rrëfeu për Anadolu Agency (AA) mbi përjetimet në spitalin qendror Hama dhe procesin e bisedimeve me regjimin pas revoltës.
Hamavi tregoi se për të zhvilluar bisedime, në burg kishin ardhur ministri i Punëve të Brendshme, Ibrahim esh-Shear, dhe ministri i Shtetit për Pajtim Kombëtar, Ali Hajdar, si dhe Shejh Talm Mulhim.
Duke shpjeguar se ministrat dhe Shejh Mulhim kishin ardhur të merreshin vesh mbi lirimin e pengjeve të regjimit, Hamavi tha: “Në asnjë pikë nuk kemi arritur marrëveshje me regjimin. Regjimi është tradhtar, nuk dihet se çfarë mund të bëjë. Na pyesnin se sa të burgosur do të dalin. Thoshin se ishin në rregull me 100-200 të burgosur.”
"Brenda nuk kishte asgjë për të ngrënë dhe për të pirë"
Hamavi tha se para dyerve të spitalit ishin vendosur forca të sigurisë dhe se të burgosurit kërkonin garanci dhe dialog. Në vijim shtoi: “Shejh Mulhim tha se veturat e Hënës së Kuqe do të na dërgonin nëpër shtëpi. Qëllimi ynë ishte që të lirohen 490 të burgosur. Fillimisht do të dilnin 60-70 persona, por kjo nuk ndodhi. Më pas, të burgosurit dolën në grupe prej 15, 12, 10, dhe 7 personash.
Hamavi tha se brenda nuk kishte asgjë për të ngrënë dhe për të pirë, duke theksuar se u mungonte edhe rryma elektrike dhe se ende nuk dinte gjë për shokët që kanë ngelur brenda.